Aksident në Dobrushë të Istogut

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 15:10 policia është informuar për një aksident në fshatin Dobrushë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion. Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova.

loading…