Njofton policia
Aksident në Berat, një person përfundon në spital
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një person i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Orizaj.
I plagosuri ende nuk është identifikuar, por mendohet se është rreth 50 vjeç.
Sipas policisë ai është përplasur me një automjet, që po lëvizte në të njëjtin anë të rrugës.
I aksidentuari u dërgua drejt spitalit të Beratit.