Video

Aksident në Belgjikë: Pema e Krishtlindjeve 20 metra e lartë u rrëzua, një grua humbi jetën, dy persona u plagosën

Një aksident tragjik ka ndodhur në Belgjikë kur një grua ka humbur jetën pasi një pemë e Krishtlindjes 20 metra e lartë ka rënë mbi të.

Sipas mediave, në këtë aksident të pazakontë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Aksidenti ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit.

Në rrjetet sociale janë publikuar video që tregojnë se si një pemë e Krishtlindjes bie mbi njerëzit.

Pema e Krishtlindjes është rrëzuar nga një erë e fortë dhe ende nuk dihet nëse pema e Krishtlindjes është siguruar siç duhet.