Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Një makinë është përplasur me një shtyllë e cila më pas ka dëmtuar një tjetër makinë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

loading…