Pasditen e sotme një aksident është shënuar në aksin e rrugës Librazhd-Elbasan.
Raportohet se një drejtues mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shkëmb.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Murrashit në Librazhd.
Autoboti ka qenë i ngarkuar me lëndë djegëse të rrezikshme.
Nga aksidenti nuk ka patuar të lënduar ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.







