Aksident ndërmjet tri automjeteve në Podujevë, mbesin të lënduar tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksidenti i cili ka ndodhur sot në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.

Në aksident ishin të përfshira tri automjete.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën Ali Ajeti në Podujevë.Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku lëndime kanë pësuar tre persona.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.