Pasditen e djeshme në Gjilan një veturë e policisë është përfshirë në një aksident trafiku me një vajzë të mitur me trotinet.

Policia njofton se viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor e me pas ka vazhduar tretmanin në spitalin e Gjilanit.

Për këtë rast është njoftuar prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/ Gjilan, 08.08.2023 – 14:10. Raportohet për një  aksident trafiku në mes veturës së policisë dhe një të miture femër kosovare, e cila ishte duke drejtuar një trotinet. Viktima  është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor e me pas ka vazhduar tretmanin në spitalin e Gjilanit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori  dhe IPK-ja.