Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit të linjës Prishtinë – Pejë dhe një veture.

Rastin për Ballkani.info ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka treguar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pavlan.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Më tej, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë./Ballkani.info/