Lajmi i fundit

Aksident mes trenit dhe një mini-busit në Klinë, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Krushevë e Madhe të Klinës. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë Gashi./Ballkani.info/

BONUS VIDEO| Limaj: Kuvendi cirk me njerëz të padijshëm – Koalicioni me AAK-në derë e hapur për qytetarët