Aksident

Aksident mes trenit dhe automjetit në afërsi të Aeroportit, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një automjeti në fshatin Sllatinë të Fushë- Kosovës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar Zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se personat e lënduar pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar në shtëpi.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:00 policia ka pranuar një informacion se në rrugën e re që shpie për te Aeroporti Ndërkombëtar, në fshatin Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti Toyota dhe një treni.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të njejtit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. Me rastin po merret njësiti i trafikut./Ballkani.info/