Një aksident ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete tek Menza e Studentëve në Prishtinë.

Lexuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes. Motoçikleta i takon kompanisë Wolt, që së fundi ka hyrë në tregun e Kosovës për shpërndarjen e ushqimit.

Në pamje shihet se tashmë Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet se a ka të lënduar.