LAJMI I FUNDIT

Aksident mes një veture dhe një kamioni, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person i cili nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjta ka ndërruar jetë”. tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Ballkani.info