Aksident mes një veturë dhe motoçiklete, lëndohet drejtuesi i motoçikletës

Një veturë dhe një motoçiklete janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot pasdite në Prishtinë, ku për pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:40 në kryqëzimin që lidhë rrugët , “Xheladin Rekaliu” me “Xhevë Lladroci”, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar ngasësi i motoçikletës dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.