Një aksident trafiku mes një kamioni dhe veture ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personi që ka mbetur i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë, mediat kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni duke klikuar në këtë link.







