Aksident mes kamionit dhe veturës në Trudë të Prishtinës, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mëngjesin e sotëm, në fshatin Trudë të Prishtinës,

Në aksident është përfshirë një kamion dhe një veturë, konfirmon për Gazetën Sinjali zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti