Aksident mes gjashtë veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë, lëndohen dy fëmijë

Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira gjashtë vetura.

“Në ora 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në dalje të FushëKosovës. Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore të trafikut janë marrë me aksidentin”, deklaroi ai.

Telegrafi mëson se në aksident janë lënduar disa persona.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, ku 22 prej tyre ishin me persona të lënduar.