Lajmi i fundit

Aksident mes dy veturave te rrethi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person

Sot në orët e paradites ka ndodhur një aksident trafiku te rrethi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ndërsa një person është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 09:20  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport.

BONUS VIDEO| Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova