Aksident mes dy kamionëve në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova.

Një lexues ka dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes ku shihen dy kamionë, njëri ka goditur pjesën ndarëse të rrugës dhe tjetri është rrotulluar.

Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, por nga fotografitë shihet se janë krijuar kolona të gjata.