Aksident me një viktimë afër Krujës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të Thumanës.

Sipas policisë rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.