Lajmi i fundit

Aksident me disa të lënduar Durrës, shoferi shpëtohet pas një ore bllokimi në veturë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Bëhet e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët janë nisur për në spital, derisa mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shkruan Euronews.al.

Ndërkaq, shoferi 23-vjeçar ka mbetur i bllokuar rreth një orë brenda në veturë dhe më pas është shpëtuar nga zjarrfikësit.

“Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant”.

“Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.