Aksident me 6 të plagosur në Gjirokastër, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kakavijë-Gjirokastër.

Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, përkatësisht tre fëmijë të mitur, një grua dhe dy burra.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke plagosur rëndë disa prej personave të përfshirë në aksident, të cilët mësohet se janë në reanimacion me fraktura.

Njëri prej mjeteve të përfshira në aksident është i tipit “Fuoristradë” dhe ka “fluturuar” jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht/Dita.

loading…