Aksident i rëndë në Prishtinë

Para pak çastesh në Prishtinë në rrugën “Agim Ramadani”, ka ndodhur një aksident i rëndë ku janë përfshirë disa vetura.

Kamioni i kompanisë së mbeturinave nuk ka arritur të ndalohet duke goditur disa vetura që kanë qen duke qarkulluar në këtë rrugë.

Deri më tani raportohet se ajo pjesë vazhdon të mbetet e bllokuar shkaku i tollovisë që është shkaktuar, gjithashtu, ka edhe persona të lënduar.

Nga informatat e deri më tanishme dy persona janë lënduar, një grua që ka qenë në veturë dhe një person që ka qenë në kamion.

Ballkani.info ka kontaktuar policinë, por deri më tani nuk kanë dhënë informacione.

loading…