Aksident i tmerrshëm në dalje të autostradës në Fushë Kosovë VIDEO

Një aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostraden “Arbën Xhaferi” në dalje të Fushë Kosovës.

Ajo çfarë mund të shihet nga këto video, është shumë e frikshme, shkruan Ballkani.info.

Veturë është përplasur me anësorët e autostradës dhe është rrokullisur, derisa pjesa metalike e anësoreve ka dëpërtuar anë e përtej veturës.

Në vendin e ngjares është parë edhe autoambulanca, derisa ende nuk ka konfirmim zyrtar për të lënduar. /Ballkani.info/