Aksident i rëndë, vetura hyn brenda një lokali në Prishtinë VIDEO

Një vetaksident ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë

Një veturë ka përfunduar brenda një lokali në lagjen “te Qafa” në kryeqytet.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Të kontaktuar nga gazeta, Policia ende nuk kanë dhënë informata rreth rastit.