Aksident i rëndë: Nëna me dy fëmijë përfundojnë në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Vorë, pranë urës së Gjolës. Abcnews.al mëson se një mjet bujqësor është përplasur me një autoveturë.

Mësohet se autovetura drejtohej nga një grua e cila kishte në mjet edhe dy fëmijë. Si pasojë e përplasjes, dy mjetet kanë përfunduar në një kanal pranë rrugës.

I plagosur nga mbetur shoferi i mjetit bujqësor, i cili është dërguar për mjekim, ndërsa shoferja tjetër është lënduar lehtë.

Policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

s.b