Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Sipas dëshmitarit të “Jepi zë” katër persona janë lënduar rëndë.
Sipas tyre, për shkak të plagëve, ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe i ka dërguar në Emergjencë.

Mësohet se një nga veturat e përfshira në aksident kishte targa zyrtare.
Sipas dëshmitarëve, të lënduar kanë mbetur dy gra dhe dy burra.






