Aksident i rëndë në Vragoli të Fushë Kosovës, përfshihet edhe një veturë e EULEX-it (FOTO)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Prishtinë-Pejë, respektivisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Sipas fotografive të publikuara nga Berat Dakaj në llogarinë e tij në Facebook, në këtë aksident janë përfshirë së paku dy vetura, shkruan Ballkani.info.

Një golf katër shihet i shkatërruar në pjesën e përparme, kurse një veturë tjetër e EULEX-it shihet duke u ngarkuar në kamion.

Nuk raportohet për të lënduar rëndë, por vetëm për dëme matriale. /Ballkani.info/

loading…