Aksident i rëndë në Surrel, makina bie në greminë, një i vdekur, dy të plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 18:30 minuta në rrugën e “Dajtit”, në Surrel.

Një automjet me targat AA 255 JH, humbi kontrollin dhe doli nga rruga në mënyrë dramatike, duke përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, 3 personat mbetën të bllokuar në automjet, ku u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë.

Fatkeqësisht njëri prej personave që ndodhej në makinë ndërroi jetë, bën të diturpolicia, ndërsa dy shtetasit e tjerë me iniciale L. B., rreth 60 vjeç dhe Z. A., rreth 55 vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta.