Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, rrokulliset vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku një veturë është rrokullisur.

Reporteri ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje tashmë kanë dalë edhe njësitet policore.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacionet lidhur me rastin, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje.