Aksident i rëndë në punë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Elbasan
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ndërsa raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i viktimës dhe i të plagosurit.
Mësohet se, njëri prej punëtorëve është mbuluar nga tonelata me çimento.