Aksident i rëndë në Pejë, përfshihen tri vetura dhe ka të lënduar (FOTO)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në dalje të qytetit të Pejës, rrugës për Prishtinë.

Siç bën të ditur Adnan Hysenaj, gazetari nga Peja, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Në fotografi shihet se një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe është rrokullisur, shkruan Ballkani.info.

Hysenaj thotë se në këtë aksident ka të lënduar. /Ballkani.info/