Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë.

Lexuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një veturë e dëmtuar rëndë.

Dëshimtarët kanë bërë të ditur se një fëmijë është dërguar në gjendje të rëndë për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës është kontaktuar por të njëjtit ende nuk kanë dhënë një përgjigje rreth rastit.