Aksident i rëndë në Malishevë, vdiq anëtari i Kryesisë së Rinisë në Nisma

Në aksidentin e trafikut në fshatin Tërpezë të Malishevës ka mbetur i vdekur anëtari i Kryesisë së Rinisë në Nisma, Albert Krasniqi.

Për vdekjen e tij të hershme ka shkruar edhe ministri i ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.

Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.

Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.

Lamtumirë shoku ynë, lutemi që të pushoni i qetë në parajsë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali