Në Lupç

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përfshihen disa vetura (FOTO)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 17 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lupç, afër kazermës.

Dëshimtarët e ngjarjes kanë thënë për Ballkani.info se në këtë aksident janë përfshirë disa vetura.

Më së rëndi e kanë pësuar pasagjerët që kanë qenë në taksi, pasi që kjo veturë është përplasur me veturën VË Passat.

Nuk dihet tash për tash për shkallën e lëndimeve që mund të kenë pësuar personat e përfshirë në këtë aksident. /Ballkani.info/