Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Lushnjë.
Nga të dhënat e para raportohet se një mjet ka dalë nga rruga duke sjellë një të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Mjeti tip BMW x5 me targa AA 858 CV doli nga rruga si pasojë e lagështirës, një person humbi jetën ndërsa drejtuesi i mjetit dhe nje pasagjere mbetën të plagosur.
Sipas policisë mjeti doli nga rruga si pasojë e shpejtesisë, por edhe prezenca e lartë e ujit në autostradë në bay- passin e Lushnjës.







