Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 1 shqiptar, plagosen rëndë 3 të tjerë FOTO

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Chiari të Bresciano në Itali. Një makinë ku udhëtonin 4 të rinj shqiptarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Për pasojë ka humbur jetën njëri prej të rinjve i identifikuar si Klajdi Hallulli i cili ishte në drejtim të automjetit.

Në gjendje kritike për jetën janë edhe 2 të rinj të tjerë. Të gjithë të rinjtë ishin të moshave nga 18 në 20 vjeç. Sipas autoriteteve përplasja ka qenë mjaft e fortë sa makina ishte shkatërruar fare.

Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat që u lajmëruan nga kalimtarë të tjerë. Të plagosurit u dërguan në spital, por mëngjesin e sotëm njëri prej tyre nuk mundi të mbijetojë.