aksident

Aksident i rëndë në Isniq të Deçanit, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Isniq të Deçanit.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës, Driton Rugova.Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë dhe se kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 19:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Isniq-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe një veturë, si pasojë e këtij aksidenti dy (2) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar fillimishit në QKMF-Deçan e më pas ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë”./Ballkani.info