Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën shqiptari

Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, në Trikala.

Mediat greke raportojnë se automjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët u përplas me një shtyllë betoni. Në vendngjarje mbërritën policia, ambulanca dhe zjarrfikësit.
Këta të fundit nxorën nga automjeti i dëmtuar trupin e pajetë të shoferit shqiptar dhe pasagjerin që kishte mbetur i plagosur, gjithashtu shtetas shqiptar 40 vjeç.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet identiteti i dy shqiptarëve të përfshirë në aksident, por mediat greke shkruajnë paraprakisht se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tejet normave të lejuara.