Aksident i rëndë në Fier, 6 të plagosur, 16-vjeçari drejtonte automjetin

Një aksident me gjashtë persona të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në Fier pasi u përplasën dy autovetura njëra prej të cilave drejtohej nga një djalë i mitur, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, ku janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit që shikoni në foto.