Aksident i rëndë në Ferizaj: Vetura tenton të tejkalojë në kahun e kundërt, për pak sa nuk e pëson edhe një motorist

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në Ferizaj, ku nga pakujdesia e shoferit, për pak ky aksident ka mundur të jetë fatal për një motorist, por edhe për ndonjë kalimtarë.

Të hënën në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një aksident i rëndë, ku edhe ka pasur shumë dëme materiale.

Në një rrugë dytësore, është një kolonë e gjatë e veturave dhe shoferi me veturën Opel tenton të hyjë në tejkalim në kahun e kundërt dhe gjatë këtij tejkalimi ai godit një veturë, derisa ka mundur të godiste edhe një motorist.

Pas veturës së parë që e godit, shoferi e godet një veturë tjetër Opel që ishte e parkuar afër një trotuari.

Fatmirësisht aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Më poshtë keni pamjet e publikuara në rrjetet sociale.