Aksident i rëndë në autostradën Kalimash-Morinë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Kalimash-Morinë, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Ora News ka siguruar pamjet pak pas aksidentit ku mund të shihen të aksidentuarit në asfalt dhe të mbuluar në gjak.

Nga përplasja e fortë të dy personat kanë dalë jashtë makinës, ndërsa udhëtarë të rastit kanë ndaluar dhe kanë thirrur ambulancën e policinë.

“Katastrofe, katastrofë, telefononi ambulancën dhe policinë”, dëgjohen të thonë udhëtarët e tronditur nga ato pamje që shohin para syve.

Ndërkohë, rruga është mbushur me copëza të makinës e cila është kthyer përmbys dhe është ndarë pothuajse në dysh.

“Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur ‘Shkodra Beton’, një mjet tip ‘Golf’, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit”, ka informuar policia.