LAJMI I FUNDIT
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy autoambulanca në vendin e ngjarjes
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht afër daljes për Malishevë, raporton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Në aksident dyshohet se janë përfshirë një pick-up dhe një kamion, teksa në vendin e ngjarjes janë parë dy autoambulanca.
Policia po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ballkani.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare për këtë aksident.