Aksident i rëndë mes tri veturave afër Katedrales në Prishtinë (FOTO)

Një aksident trafiku me dëme të konsiderueshme materiale ka ndodhur në qendër të Prishtinës.

Dy automjete të tipit “Mercedes” dhe një “Pasat” janë ndeshur afër Katedrales në kryeqytet.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.

Nuk është raportuar për persona të lënduar.