Aksident i rëndë, makinat përplasen kokë më kokë, lëndohet një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bradashesh.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetsja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “BMW”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetsja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “BMW”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.