AKR i përgjigjet VV’së: Ju për pazare politike e keni vonuar 4 muaj formimin e Qeverisë

Fatmir Matoshi i Aleancës Kosova e Re, njëherësh ish ministër i ambientit, i është kundërpërgjigjur nënkryetares së Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci e cila tha se Behgjet Pacolli po kthehet në Kosovë për të bërë pazare politike për formimin e Qeverisë së re.

Matoshi  nuk e komentuar gjatë deklaratën e Nagavcit.

“ Për pazare politike Lëvizja Vetëvendosje e ka vonuar themelimin e Qeverisë për katër muaj”, ka thënë Matoshi për Ekonomia Online. 

Ndryshe, sot gjatë ditës anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka shprehur dyshime në deklaratat e zyrtarëve të AKR-së dhe vet kreut të saj Behgjet Pacollit, se kjo parti nuk do të jetë pjesë e koalicionit LDK- AAK- NISMA.

“Kuptuam nga mediat se Ministri i Infrastrukturës [Lumir Abdixhiku] i ka dhënë leje zotit Pacolli për t’u kthyer në Kosovë dhe sigurisht se ne mendojmë që kjo është bërë që ai të merr pjesë në një seancë, përkundër faktit që ne mendojmë se zoti Pacolli duhet të qëndrojë i karantinuar apo së paku i vet izoluar për dy javë”, tha ajo. Nagavci thotë se pos kthimit të Pacollit janë parë tendenca për të shtuar numrin e zëvendëskryeministrave.