Në Prishtinë

AKP i anulon kontratën biznesmenit që deshi të hapte striptiz në Hotelin Grand

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

“Gjatë kësaj mbledhje menaxhmenti raportoi para Bordit të Drejtorëve për aktivitetet e Agjencisë , ndërkaq u shqyrtuan dhe u morën vendime në lidhje me disa ndërmarrje në likuidim. Në këtë kuadër, Bordi shqyrtoi dhe aprovoi disa qiradhënie të pronave të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa në lidhje me shqetësimet e fundit të shfaqura në opinionin publik për sa i përket një qiradhënie të një hapësire në Hotelin Grand, që ishte shpallur në tender të hapur dhe që fitues ishte shpallur një person fizik sipas çmimit më të lartë të ofruar, por që më vonë ai dështoi ta siguroj AKP-në rreth aktiviteteve që do të ushtroj, Bordi i Drejtorëve, me kërkesë dhe rekomandim të menaxhmentit, vendosi që ta anuloj këtë kontratë të qirasë, në mënyrë që të parandalohen aktivitete të tilla që sjellin shqetësim tek qytetarët dhe opinionit publik”, thuhet në njoftimin e AKP’së.

Bordi gjithashtu shqyrtoi raportet rekomanduese të Komisionit për trajtimin e aseteve specifike si dhe raportet përfundimtare për trajtimin e aseteve përmes negocimit direkt, me ç’rast aprovoi disa nga raportet e paraqitura që kanë të bëjnë me këto raste.

Bordi diskutoi edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ndërmarrjet shoqërore që janë nën administrimin e Agjencisë me qëllim të rritjes së angazhimeve dhe efikasitetit të punës së AKP-së.

loading...