Spektakli i organizuar sot nga misioni ndërkombëtar EULEX në zyrat e OVL-UÇK’së, ka nxitur reagime të mëdha tek qytetarët.

Nga ky aksion për bastisjen e zyrave të OVL-UÇK’së i arrestuar ka mbetur kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati.

Avokati i organizatës Tomë Gashi, ka deklaruar se bastisja dhe arrestimi i Gucatit ka ndodhur pa ndonjë vendim nga EULEX.

Mirëpo, nga aksioni i EULEX’it deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Reagimi i vetëm politik deri tani ka ardhur nga ish-kryeministri dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se nuk ka nevojë nga EULEX për bastisje dhe arrestime të tilla pasi kosovarët dorëzohen vet dhe nuk ikin nga drejtësia.

Kujtojmë se sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka deklaruar se nëse EULEX vazhdon kështu ata do t’i përgjigjen sikurse si ju kanë përgjigjur Jugosllavisë.