AKK-ja dhe Policia nënshkruajnë memorandum për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sot ka nënshkruar memorandum me Policinë e Kosovës për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara te subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.

Ky dokument i rëndësishëm parasheh bashkëpunimin në mes të palëve në fusha të ndryshme, përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit, bashkërendimin e aktiviteteve, trajnimin dhe vetëdijesimin e të tjera.

Por, një nga pikat kryesore të këtij memorandumi ka të bëjë me bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara (apo siç njihet gjerësisht në gjuhën angleze si “dawn raids”) te subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.

Kjo nënkupton që zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kërkojnë një autorizim nga gjykata kompetente për të hyrë pa paralajmërim ose leje të veçantë në selinë dhe pronat e subjekteve të dyshuara, si dhe mund të kërkojnë asistencë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në raste specifike.