Akisdent i rëndë në Fushë Kosovë, BMW-ja bëhet “llom” (FOTO)

Aksidentet e komunikacionit nuk kanë të ndalur në vendin tonë.

Një i tillë dhe shumë i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Fushë Kosovë, në rrugën që çon në drejtim të Prishtinës.

Në këtë aksident, sipas dëshimtarëve, janë përfshirë dy vetura.

Ata për Ballkani.info kanë thënë se një Golf 5 dhe një BMW X5 janë përplasur ndërmjet vete.

Më keq e ka pësuar BMW-ja ngjyrë e bardhë, ndërsa thuhet se ka pasur edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe një autoambulancë dhe policia. /Ballkani.info/