Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të “Grand Slamit” të Bakusë.
Pasi e nisi me fitore aventurën në “Grand Slamin” e Bakusë, që po mbahet në Azerbajxhan, Akil Gjakova ka prerë biletën për çerekfinale, pasi e mundi xhudistin portugez, Nuno Saraiva.
Ai triumfoi me Ippon në rrethin e tretë falë gabimeve të kundërshtarit.
Në çerekfinale ai do të ketë punë me fituesin e duelit Tohar Butbul – Saian Ondar.
Akili, që po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe që po kërkon medaljen e artë, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë pati punë me xhudistin rumun, Alexandru Raicu.







